Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

ZYRTARE/ Deri në janar ishte pjesë e Milanit, mbrojtësi transferohet tek ish-ekipi i Skukës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Deri në janar ishte pjesë e Milanit, mbrojtësi
Fodé Ballo-Touré & Matteo Darmian

Fodé Ballo-Touré do të nisë një aventurë të re në kampionatin francez. Mbrojtësi që deri në janar ishte pjesë e Milanit, tashmë është transferimi më i ri i Metz në Ligue 1.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë skuadra franceze nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet mbrojtësi 28-vjeçar. Fodé Ballo-Touré ka firmosur kontratë me Metz deri në qershor të vitit 2026.

Kujtojmë se Milani në vitin 2021, e bleu kartonin e mbrojtësit senegalez nga Monaco për 5.4 milionë euro. Ndërsa sot, Ballo-Touré është prezantuar në ish-ekipin e Xhuliano Skukës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Metz (@fcmetz)

Poll

Lexo gjithashtu