George Ilenikhena është lojtari më i ri i Monaco. Gjiganti francez ka goditur në këtë merkato, duke firmosur me sulmuesin e talentuar, që sezonin e fundit ishte pjesë e Royal Antwerp në Belgjikë.
Rreht 17 milionë euro ka paguar Monaco për të siguruar shërbimet e 17 vjeçarit. Ilenikhena shihet nga drejtuesit e klubit francez, si i duhuri për të përforcuar repartin e sulmit dhe të cilit mund t’i besojnë golat për sezonin e ardhshëm.
Në sezonin e fundit me Antwerp, 17 vjeçari doli jashtë pritshmërive, duke shënuar plot 14 gola dhe asistuar në 1 tjetër. Ofertat për George Ilenikhena ishin të shumta, por lojtari zgjodhi që të rikthehej në Francë, aty ku më parë ka mbajtur veshur fanellën e Amiens.
Poll