Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

VIDEO/ Spektakël, autogol dhe emocione, PSG i falet penalltive përballë Marseille dhe fiton Superkupën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Spektakël, autogol dhe emocione, PSG i falet penalltive
Paris Saint-Germain

PSG u përball sot me Marseille, një duel i cili u mbyll me rezultatin 3-2, në favor të skuadrës së Luis Enriques. 2 ekipet zbritën në fushë me vetëm një qëllim atë të fitores së Kupës së Francës.

Pjesa e parë e ndeshjes nisi “vrullshëm”, kjo pasi Dembele gjeti rrugën për tek rrjeta e rivalëve dhe shënoi golin e tij të parë në minutën e 13-të. Në fakt edhe goli i vetëm i 45-minutshit të parë pasi Marseille nuk arriti të finalizonte dot asnjë aksion për gol.

Megjithatë kjo e fundit nuk zhgënjen në surpriza pasi shënon një autogol në minutën e 76-të, goditje kjo e bërë nga Greenwood. E po në të njëjtat “këpucë” eci dhe shoku i tij i skuadrës, pasi edhe Pacho shënon një tjetër autogol në minutën e 87-të. E në vijëmësinë e të papriturës PSG barazon shifrat me golin e Ramos në minutën e 95-të.

Vendimtare mbeten penalltitë ku PSG, nuk i fali kundërshtarët pasi bëri 4 goditje të sakta falë, Ramos, Vitinha, Mendes dhe Doue. Një mbyllje "magjike" kjo e sotmja, kështu skuadra sigurohet që të rreshtojë titujt e sukseset. Kjo pasi klubi fiton për herë të 14-të në të gjithë historinë e saj, Kupën e Francës.  

Poll

Lexo gjithashtu