Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

VIDEO/ PSG tregon “fytyrën” e vërtetë në kampionat, Parisi rimerr kreun në Francë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ PSG tregon “fytyrën” e vërtetë në
PSG

Humbja 1 – 3 javën e kaluar përballë Rennes duket se i ka bërë mirë PSG-së. Në sfidën e sotme, ekipi i Luis Enriques fitoi bindshëm 3 – 0 kundër Metz.

Talenti Doue hapi shumë shpejtë “llogaritë” e ndeshjes. Në “frymën e fundit” të pjesës së parë, Barcola dyfishoi shifrat. Imponimi i Parisit në pjesën e dytë kishte të njëjtin intesitet, por u “mjaftuan” me golin e Goncalo Ramos në këtë fraksion loje.

Humbja e Lens ndaj Monaco 2 – 3, i mundëson PSG-së të rimarr kreun në Ligue 1 me 54 pikë pas 23 javësh, 2 më shumë se befasia e këtij sezoni në Francë, Lens.    

Poll

Lexo gjithashtu