Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

U dënua me 9 muaj, Paulo Fonseca: Vendim i padrejtë, kam mbështetjen e lotjarëve dhe klubit

Shkruar nga NEWSPORT
U dënua me 9 muaj, Paulo Fonseca: Vendim i padrejtë, kam
Paulo Foncesa

Lyon mori një fitore të rëndësishme ndaj FCSB në 1/8-ave të Europa League. Skuadra franceze hedh një hap të sigurtë drejt kalimit në fazën tjetër të këtij turne.

Paulo Foncesa  ka folur pas kësaj fitorje, e ku sigurisht vëmendjen më të madhe e ka marrë dënimi i tij 9 mujorë i bërë nga disiplina e futbollit francez. Portugezi theksoi se asnjëherë nuk ka sulmuar fizikisht arbitrin dhe se dënimi i dhënë për të është i padrejtë.

Gjithashtu nënvizoi se ka mbështetjen e klubit dhe lojtarëve, gjë e cila e bën të jetë i qetë. Ndërkohë bëri të ditur se do të apelojë këtë vendim.  

“Dua të përqendrohem te ndeshja e sotme, por ndiej një padrejtësi të madhe në lidhje me vendimin e marrë. Dua ta sqaroj se nuk e kam prekur kurrë arbitrin dhe nuk kam pasur asnjë qëllim për të qenë agresiv.

Ishte një fitore shumë e bukur. Gjëja më e rëndësishme sonte është se kuptova sa me fat jam që kam këtë grup të mrekullueshëm.

Lotët? Ishte një moment emocionues. Mbështetja e lojtarëve të mi dhe e klubit është gjëja më e rëndësishme. Ishte një moment i bukur. Jemi të bashkuar, lojtarët janë me mua. Jam më i qetë tani, sepse kam mbështetjen e njerëzve pranë meje. Nuk do të dorëzohem kurrë.

 Si do të punoj? Po përgatitemi për të gjetur një zgjidhje. Më e rëndësishmja është puna që bëjmë gjatë javës. Pastaj, në ndeshje, lojtarët do të dinë çfarë duhet të bëjmë. Kam një staf teknik në të cilin besoj shumë. Do të jemi gati.

Kemi mundësinë ta apelojmë dënimin. Kam mbështetjen e drejtuesve të klubit. Dua të them vetëm një gjë: mora pezullim 9 mujor për një situatë që kam kërkuar falje. Shoh një ‘cirk’ mediatik që vazhdon të thotë se kam kryer agresion ndaj arbitrit. Ekzistojnë pamjet, nuk e kam prekur arbitrin, thjesht e kam kundërshtuar verbalisht. Nuk kam kryer kurrë agresion fizik dhe as nuk kisha ndërmend ta bëja. Personat që e dhanë këtë dënim kanë menduar për situatën e përgjithshme të futbollit francez, tani jam unë që duhet të paguaj. Kam parë çfarë ka ndodhur në të kaluarën këtu, dënimet kanë qenë ndryshe dhe kjo nuk është e drejtë”, ka theksuar ish-i i MIlanit.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga