Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

“Te Barça ndihet ende 'dora' ime", Enrique: Xavin nuk e njoh fare, por nuk janë të dobët

Shkruar nga NEWSPORT
“Te Barça ndihet ende 'dora' ime", Enrique: Xavin
Luis Enrique

Luis Enrique me PSG-në e tij do të luajë kundër Barcelonës në çerekfinalen e Champions League.  Ditën e nesërme trajneri spanjoll do të ketë përballë ish-skuadrën e tij, ndaj të cilëve do të synojë edhe fitoren.

Në konferencën për shtyp para kësaj përballjeje, Enrique theksoi se tek Barca ka ngelur ende “dora” e tij. Ndë rtë tjera ai theksoi se nuk e njeh Xavin si trajner dhe skuadra katalanasve nuk duhet nënvlerësuar.

"Shikoni statistikat, në zotërim, në presion të lartë, pa dyshim është “dora” ime. Janë të dhëna, nuk është e diskutueshme. Nuk e njoh fare Xavi-n si trajner. Nuk kam pasur fatin që ai të më stërvisë, por nuk mund të mendosh se është një Barçë e dobët. Do doja shumë që Barcelona të luante me të gjithë lojhtarët, me më të mirët.

Aktualisht jemi në momentin më të mirë të sezonit, por kur topi të rrotullohet atëherë do të shikojmë se kush është favorite. Gjithmonë kam pasur qejf të më vënë në rolin e viktimës, pasi motivohem më shumë për të fituar”, ka thënë shkurtimisht timonieri i parizienëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga