
Milan Skriniar
Milan Skriniar u transferua me shumë bujë në Paris gjatë merkatos së verës. Qendërmbrojtësi u largua nga Interi për të provuar një aventurë të re te kampionat e Ligue 1. Siç duket kjo aventurë nuk ka shkuar siç duhet për ish-interistin, i cili nuk ka mundur të bindë drejtuesit parizienë.
Për shkak të një dëmtimi, Skriniar nuk ka mundur të japë më të mirën e tij dhe në këto kushte sllovaku ka zhgënjyer jo pak tifozët. Drejtuesit francez kanë nisur tashmë punën për të gjetur një zëvendësues për 29-vjeçarin.
Kujtojmë se Sllovaku ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri në vitin 2028-të. Nuk përjashtohet fakti që qendërmbrojtësi mund të shitet nga PSG-ja ose të jepet në huazim.
Poll