Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

PSG u shpall kampione 6 javë para fundit, Luis Enrique: Fat i madh të kesh një ekip të tillë, kemi sakrifikuar shumë

Shkruar nga NEWSPORT
PSG u shpall kampione 6 javë para fundit, Luis Enrique: Fat i madh të
Luis Enrique

PSG-ja ditën e djeshme ka fituar matematikisht titullin kampion në Ligue 1. Një sukses i jashtëzakonshëm nga francezët, të cilët shpallen kampionë 6 javë para fundit të kampionatit.

Për ta është titulli i 4-të rresht dhe i 13-ti në historinë e klubit. 24 pikë më shumë të grumbulluara se rivali i tyre më i afërt, Monaco, tregojnë shumë për këtë ekip, i cili në këtë sezon në Ligue 1 nuk e njeh ende humbjen.

Pas fitores 1-0 nda Angers ka folur Luis Enrique. Ky i fundit ka theksuar se skuadra po përmbyll siç duhet një sezon të gjatë dhe të vështirë. Ndër të tjera shpehet i lumtur për këtë sukses dhe falenderon lojtarët për kontributin e tyre.

“Unë mendoj se e gjithë kjo është një përmbledhje e një sezoni të tërë, me momente ndonjëherë të vështira. Kemi mundur t’u japim një gëzim të madh fansave dhe i falënderoj për mbështetjen e tyre. Kemi pasur edhe momente të mira. Pastaj ishte shumë bukur të festonim në Parc des Princes para fansave tanë.

Që nga sezoni i kaluar, publiku ka kuptuar gjithçka që kemi bërë. Ne punojmë si ekip, është diçka që mund ta shohim. Është një fat i madh të kesh një ekip që mund të luajë futboll shumë të mire.

Unë kam lojtarë të nivelit të lartë. Ata kanë sakrifikuar shumë. Jam me fat që kam lojtarë të tillë të talentua”, ka përfunduar spanjolli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga