Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

PSG luan nesër finalen e Kupës, Luis Enrique: Nuk jemi të shpërqendruar nga dueli me Interin

Shkruar nga NEWSPORT
PSG luan nesër finalen e Kupës, Luis Enrique: Nuk jemi të
Luis Enrique

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, foli në një konferencë për shtyp në prag të finales së Kupës së Francës kundër Stade de Reims, e cila i paraprin finales së Champions-it kundër Interit.

“Ne donim të bënim histori që nga dita e parë. Jemi këtu dhe duhet të vendosim qershinë mbi tortë. Të gjithë lojtarët profesionistë e dinë se të luash një finale kupe është shumë e veçantë.

Është një ndeshje e veçantë dhe detajet kanë rëndësi. Nuk është e vështirë të përqendrohesh në ndeshjen e nesërme. Asnjë lojtar nuk do të shpërqendrohet nga finalja kundër Interit. Fizikisht jemi në të njëjtin nivel si vitin e kaluar.

Rezultatet sjellin freski. Kemi përmirësuar shumë aspekte të lojës sonë. Jemi një ekip i mësuar të jemi të freskët në fund të sezonit. Ndërrimi i lojtarëve sjell me vete aspekte pozitive. Të gjithë janë të disponueshëm për nesër, përveç Kimpembe”, tha Enrique.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga