Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Po kalon formën e jetës, Edon Zhegrovën e duan dy 'gjigantët' italianë

Shkruar nga NEWSPORT
Po kalon formën e jetës, Edon Zhegrovën e duan dy
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova po kalon këtë sezon formën e jetës me Lille në Francë. Sulmuesi shqiptar po ‘shkëlqen’ dhe po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje, duke bërë që disa skuadra ‘BIG’ të futbollit europian, të shfaqin interes për të.

Raportohet se dy skuadra të mëdha italiane kanë kthyer në objektiv, sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës. Juventus dhe Napoli po monitorojnë situatën e Zhegrovës, me këtë të fundit që me shumë mundësi do të jetë me ekip të ri sezonin e ardhshëm.

Ende nuk ka ofertë konkretë apo bisedime direkte me lojtarin, por Juve dhe Napoli pritet që të garojnë ‘ashpër’ me njëra-tjetrën për shërbimet e 25-vjeçarit shqiptar.

Kujtojmë që me fanellën e Lille, Zhegrova ka luajtur 78 ndeshje, ku ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në 18 të tjerë. Shqiptari nuk është kthyer vetëm në një pikë kyçe për ekipin, por edhe në ‘idhull’ për tifozët francezë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga