Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Akuzat për përdhunim ndaj mbrojtësit të PSG-së, Kylian Mbappe dëshmon në Gjykatë

Shkruar nga NEWSPORT
Akuzat për përdhunim ndaj mbrojtësit të PSG-së, Kylian
Marquinhos, Kylian Mbappe & Achraf Hakimi

Çështja që ka tronditur Parisin prej muajsh ka hyrë në një fazë vendimtare, pasi Achraf Hakimi do të përballet me drejtësinë nën akuzën e përdhunimit, të ngritur nga një grua e re. Pavarësisht kundërshtimeve të avokatëve të tij, gjykata ka vendosur që lojtari të dërgohet në gjyq.

Në kuadër të hetimeve janë marrë dëshmi nga persona të afërt me futbollistin, mes tyre edhe Kylian Mbappe, ish-bashkëlojtar i tij te Paris Saint-Germain. Kapiteni francez ka përshkruar Hakimin si një person korrekt dhe respektues, duke theksuar se ishte i habitur nga akuzat e ngritura ndaj tij.

Mbappe ka deklaruar se nuk e konsideron të besueshme mundësinë që miku i tij të ketë kryer veprën për të cilën akuzohet. Tashmë vendimi përfundimtar i takon gjykatës, ndërsa çështja vijon të mbetet në qendër të vëmendjes mediatike në Francë.

Poll

Lexo gjithashtu