
Milan Skriniar
Aventura e Milan Skriniar nuk ka shkuar siç duhet te PSG. Për këtë qendërmbrojtësi sipas mediave italiane po mendon rikthimin në Serie A.
Për shkak të dëmtimit të Gleison Bremer, te Juventusi po mendojnë për Skriniar si zëvendësuesin ideal të brazilianit. Mbrojtësi sllovak këtë sezon ka luajtur vetëm 111 minuta në Ligue 1 dhe për këtë do të pranojë të largohet.
Aktualisht Skriniar merr 10 milionë euro në vit plus bonuse. Diçka e tillë pritet të diskutohet me drejtuesit e Juves dhe palët shumë shpejt mund të arrijnë një marrëveshje. Nëse arrihet një kalim te “Zonja e Vjetër”, sllovaku do të “tradhtonte” Interin, pasi në Serie A para se të kalonte te PSG ka mbajtur vesh fanellën e zikaltërve.
Poll