PSG luan një super klasike kundër Lyon në Ligue 1. Në konferencën për shtyp para kësaj super sfide ka folur tekniku i parisienëve, Luis Enrique.
Spanjolli ka theksuar se ndeshja kundër një emri si Lyon është shumë e komplikuar. Mbi të gjitha, trajneri i francezëve ka komentuar edhe marrëdhënien me Dembele.
“Unë kam të njëjtën marrëdhënie me të. Unë jam trajneri, jo babi i tij, as vëllai.
Unë jam thjesht tekniku i tij. Duhet t’i heq lojtarët nga zona e rehatisë. Kështu kam bërë dhe gjithmonë më ka shkuar mirë.
E njohim shumë mirë Lyon. Ata janë një nga rivalët historikë të klubit. Është ekip me shumë histori.
Kanë cilësi në sulm, bëjnë shumë presion. Një lojë shumë e vështirë, por qëllimi ynë është të përmirësohemi. Shpresojmë të na mbështesin tifozët në Parc des Princes. “, u shpreh tekniku i klubit kryeqytetas të Francës.