Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Luajti ndeshjen e fundit me Lyon, hajdutët bëjnë “festë” në shtëpinë e sulmuesit francez

Shkruar nga NEWSPORT
Luajti ndeshjen e fundit me Lyon, hajdutët bëjnë
Alexandre Lacazette

Alexandre Lacazette, sulmuesi 33-vjeçar francez, luajti ndeshjen e tij të fundit për Olympique Lyonnais të Fonseca -s mbrëmë, duke shënuar dy gola kundër Angers për ta mbajtur OL në vendin e gjashtë në Ligue 1, gjë që do të meritonte një vend në Ligën e Konferencës.

Një fund perfekt, nëse nuk do të ishte për një detaj të vogël. Shtëpia e ish-lojtarit të Arsenalit u grabit pikërisht kur Lacazette po luante ndeshjen e tij të lamtumirës në stadiumin “Groupama”.

Gazeta franceze “Le Progres” raporton se dy hajdutë hynë në shtëpi dhe gjetën akses në kasafortë, nga e cila vodhën bizhuteri, artikuj luksozë lëkure dhe para. Hajdutët u kapën nga kamerat e sigurisë dhe policia po heton tashmë ngjarjen.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga