Largimi i Kylian Mbappe nga PSG duket se vazhdon ende të “dhembi” te parizienët. Këto të fundit “humbën” një nga lojtarët e tyre kryesorë, tek i cili bazohej i gjithë ekipi.
Për largimin e francezit nga PSG ka folur Luis Enrique. Trajneri i parizienëve ka theksuar se sulmueis ishte një nga lojtarët fantastike dhe një person i jashtëzakonshëm. Shumë turp për klubin francez që Mbappe zgjodhi të shkojë në Madrid.
“Në rastin e Kylian, takova një lojtar të mrekullueshëm. Një person i jashtëzakonshëm, siç ndodh rrallë për një lojtar të këtij niveli. Njerëzor, i dashur, i afërt. Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Sa turp që për ne që shkoi në Madrid. Nuk kam asgjë për çfarë ta qortojë atë”, ka deklaruar timonieri spanjoll.