
PSG
PSG-ja ia doli të mposhtë Tottenham pas “ruletës ruse”, me kohën e rregullt që përfundoi 2-2 mes skuadrave. Ekipi i Luis Enrique siguroi kështu trofeun e parë sezonal, duke nisur kështu sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.
Por fitimi i këtij trofeu nuk sjell ndonjë shpërblim ta madh financiar. Sipas mediave bëhet me dije se për pjesëmarrjen në këtë finale ekipet kanë fituar nga 4 milionë euro.
Ndërkohë fituesit i është shtuar edhe 1 milionë euro të tjera. Në total PSG-ja ka koleksionuar 5 milionë euro, shumë – shumë pak në krahasim me shpërblimin pas triumfit të Champions League, ku kapi shifrën e 150 milionë eurove.
Poll