Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

ZYRTARE/ Real Madrid ‘gjunjëzon’ botën e futbollit, Kylian Mbappe është ‘Galaktik’

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Real Madrid ‘gjunjëzon’ botën e futbollit, Kylian
Kylian Mbappe

Tashmë ka marrë fund, Kylian Mbappe është zyrtarisht një futbollist i Real Madrid. Seria disavjeçare e një ‘telenovele’ të gjatë përfundon këtu teksa ylli francez vesh më në fund fanellën e Los Blancos.

Është vetë klubi spanjoll që publikon njoftimin e shumëpritur në faqet zyrtare në rrjete sociale ku sulmuesi firmos për 5 vitet e ardhshme. Prej muajsh palët ishin dakordësuar me njëri-tjetrin teksa pritej vetëm mbyllja e aventurës së Champions League për PSG e Real Madrid që të zyrtarizohej gjithçka.

Nuk mund të kishte një javë më perfekte për tifozët madrilen. Dy ditë më parë u shpallën për herë të 15-të kampion Europë, ndërsa tani shohin futbollistin më të mirë në botë të veshë fanellën e skuadrës së tyre.

E gjithë bota e futbollit është në këmbët e Real Madrid, një transferim i kësaj magnitude, pikërisht në këtë moment kulminant të Merengues padyshim gjunjëzon të gjithë rivalët e tyre që shohin madrilenët të arrijnë një nivel akoma më të lartë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Real Madrid C.F. (@realmadrid)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga