Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

ZYRTARE/ Legjendë e Atletico Madrid, 33-vjeçari lë Spanjën për Turqinë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Legjendë e Atletico Madrid, 33-vjeçari lë Spanjën
Savic gjatë prezantimit te Trabzonspor

Stefan Savic është lojtari më i ri i Trabzonspor. Mbrojtësi legjendar i Atletico Madrid vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Spanjë, për të nisur një të re në Superligën turke.

Kontrata e tij me Atleticon kishte përfunduar, dhe malazezi shkon në Turqi si lojtar i lirë. Ndërkohë që me Trabzonspor, mbrojtësi i cili luajti 9 vite me Atleticon, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Kujtojmë që Savic ka qenë një nga pikat kyçe të “Los Colchoneros” në vitet e fundit. Eksperienca e tij ndihmoi që Atletico të fitonte 1 titull kampion në La Liga, gjithashtu 1 Europa League dhe 2 Superkupa Europe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Trabzonspor (@trabzonspor)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga