
Atletico Madrid njoftoi të hënën se sulmuesi Antoine Griezmann ka nënshkruar një zgjatje kontrate deri në vitin 2027 me klubin. “Atleticos, jam shumë i lumtur që do të vazhdoj ta vesh këtë fanellë të mrekullueshme për shumë vite të tjera”, tha Griezmann në një video të publikuar në Instagram.
“Shpresoj t’ju sjell shumë gëzim. Një përqafim i madh, ju dua”. Griezmann është lidhur fort me një transferim në Shtetet e Bashkuara për shkak të interesit për shërbimet e tij nga Los Angeles FC, madje ai ka refuzuar miliona nga Arabia. Prej kohësh ishte supozuar se Griezmann do t'i thoshte lamtumirë Atletico këtë verë, veçanërisht pasi Julian Alvarez është bërë ylli i ri sulmues i ekipit.
Por 34-vjeçari është i dëshpëruar për të fituar një titull të madh me Atletico-n dhe nuk mendon se është koha e duhur për t'u transferuar në Los Angeles me gruan e tij Erika dhe tre fëmijët e tyre. Kjo ndihmoi në negociatat e rinovimit kur u bë e qartë se Griezmann do të pranonte një ulje page.
Ky rinovim njëvjeçar funksionon si një mekanizëm kursimi kostosh për klubin, i cili tani mund të paguajë pagën e tij neto prej 6 milionë eurosh gjatë dy sezoneve të ardhshme në vend të një sezoni. Gjithashtu në favor të Griezmann ishte besimi i vazhdueshëm i Diego Simeone, i cili e mbështeti fuqimisht lojtarin në muajt e fundit të sezonit.