
Vedat Muriqi
Vedat Muriqi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Mallorca, po luan në shtëpi përballë Rayo Vallecanos së Ivan Balliut. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të La Liga, është momentalisht 1-0.
Ishte pikërisht Vedat Muriqi ai që ka shënuar golin e vetëm për të tijët dhe të vetmin e ndeshjes deri në këto momente. Muriqi u zbulua nga mbrojtja kundërshtare, teksa goditi në mënyrë perfekte një top që përfundoi në rrjetë në minutën e 75-të të sfidës.
Kujtojmë që sulmuesi shqiptar ka qenë i dëmtuar dhe rikthimin e bëri në mënyrë spektakolare. “Ylli” i përfaqësueses së Kosovës vazhdon që të jetë një pikë kyçe për Mallorcan.