
Vedat Muriqi
Vedat Muriqi ka konfirmuar sërish ditën e sotme se është një lider në kampin e Mallorcas. Ekipi i tij dhe i Marash Kumbullës shmangu humbej sot përballë Atletico Madrid duke barazuar 1-1.
Të parët që shënunan ishin madrilenët me Gallagher në minutën e 79-të. Megjithatë, Vedat Muriqi me instiktin e tij prej sulmuesi barazoi shifrat ndaj miqve në minutën e 85-të.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi një super gol me kokë ndaj Atletico Madrid, duke i dhënë një pikë ekipit të tij. Një ndeshje aspak e mirë për Kumbullën, i cili ishte i pafat duke u dëmtuar.
Poll