
Barcelona
Barcelona ka fituar në transfertë përballë Cadiz në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të La Liga-s spanjolle. Sfida e zhvilluar në “Estadio Nuevo Mirandilla”, përfundoi me fitoren minimale 0-1 të katalanasve.
Këtë ndeshje e vendosi Joao Felix, duke shënuar në minutën e 37’. Portugezi ia doli të shënonte një gol mjaft të bukur dhe të veçantë, me anë të një roveshatë. Ky gol rezultoi vendimtar për këtë sfidë, duke i dhënë 3 pikët ekipit të Xavit.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona shkon në kuotën e 70 pikëve dhe mbetet në vendin e 2-të, ndërsa Cadiz me 25 pikë renditet në vendin e 18-të, në zonën e ftohtë të rënies.
Poll