
Real Madrid është zyrtarisht skuadra kampione e LaLiga në sezonin 2023-2024. Madrilenët fituan pastër 3-0 përballë Cadiz, ndërsa Barcelona u mposht nga Girona 4-2 dhe Los Blancos shkojnë në +13 pikë diferëncë teksa kanë mbetur vetëm 3 ndeshje për t’u luajtur.
Real Madrid fiton kështu titullin e 36-të në histori në një sezon ku dominuan nga fillimi deri në fund. Autorët e golave ndaj Cadiz ishin Brahim Diaz, Bellingham dhe Joselu. Rivalët e Barcelonës aktualisht zbresin në vendin e tretë pasi Girona i parakalon pas fitores së sotme.
Katalanasit kaluan të parët në avantazh me Christensen në minutën e 3-të, por u barazuan 60 sekonda më vonë me kryegolashënuesin e LaLiga, Dovbyk. Në fund të pjesës së parë, Lewandowski riktheu avantazhin me 11-metërsh. E dyta foli për vendasit që përmbysën me 2 gola të shpejtë në minutat 65’, 67’ dhe 75’ me autorë Portu dy herë dhe Gutierrez.
Real Madrid 3-0 Cadiz
Girona 4-2 Barcelona