
Pamje pasi Reali fiton çmimin
Mbrëmjen e sotme po mbahet ceremonia e “Topit të Artë”. Kjo natë magjike po mbahet në Paris, teksa përveç çmimit më të vyer, po shpërndahen dhe të tjerë.
Çmimin e klubit më të mirë për futbollin e meshkujve, e ka fituar Real Madrid. Megjithatë, asnjë prej përfaqësuesve të “Los Blancos” nuk është në sallën e ceremonisë dhe askush nuk e ka tërhequr atë çmim.
Kujtojmë që Real Madrid e fiton këtë çmim prestigjioz pasi sezonin e shkuar shkëlqeu duke triumfuar në Champions League dhe duke u shpallur kampionë në La Liga.
Poll