
Barcelona ka fituar me shumë lehtësi takimin ndaj Alaves. Katalunasit i kanë mbyllur llogaritë që në pjesën e parë me shifrat 0-3, shifra këto që do të ngeleshin të pandryshuara deri në fund.
Baskët e Alaves u treguan një skuadër pa “rezistencë” dhe lejuan që Barcelona të kontrollonte takimin që në fillim e deri në fund. Të gjitha golat e kësaj sfide u shënuan nga i njëjti autor, Robert Leëandoëski në minutat 7’, 22’, 32’.
Polaku kështu hedh kandidaturën për kryegolashënuesin e sezonit duke lënë shumë pas rivalët. Ai kryeson listën me 10 gola në 9 javë, ndërkohë emra si Mbappe apo shoku i skuadrës Raphginha janë larg me nga 5 gola secili.
Barcelona ndan vendin e parë pas këtij 3 pikëshi me Realin, një dyshe që do t’a shohim të rivalizojë deri në fund.
Goli i 3-të i Lewandowski