
Barcelona
Barcelona ka triumfuar në shtëpi përballë Mallorca në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.
Golin e vetëm për Barcelonën dhe të sfidës e shënoi spanjolli Dani Olmo. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 46-të të sfidës, menjëherë pasi filloi pjesa e dytë e takimit.
Me këtë fitore, Barcelona mbetet në vendin e parë me 76 pikë, 7 më shumë se Reali i vendit të dytë, por madrilenët kanë një ndeshje më pak.
Në krahun tjetër, me 44 pikë Mallorca mbetet në vendin e 7-të, duke shpresuar për një vend qoftë në Europa apo Conference League.
Goli i Dani Olmos
Poll