Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Nga autogoli te përmbysja, Real Madrid mposht Espanyolin e Marash Kumbullës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nga autogoli te përmbysja, Real Madrid mposht Espanyolin e Marash
Real Madrid

Real Madrid ka triumfuar në shtëpi përballë Espanyol në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të LaLiga. Ndeshja e zhvilluar në “Bernabeu”, përfundoi 4-1 në favor të vendasve.

Në fakt ishte Espanyol që kaloi së pari në avantazh. Në minutën e 54-të të sfidës, Courtois shënoi një autogol duke i dhënë avantazhin ekipin ku aktivizohet Marash Kumbulla.

Megjithatë, “Los Blancos” përmbysën gjithçka. Si fillim shënoi Carvajal dhe më pas e shoqëruan dhe golat e Rodrygo, Vinicus dhe Mbappe. Treshja madrilene e sulmit ishte vendimtare në këtë triumf mjaft të rëndësishëm.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në vendin e dytë të renditjes me 14 pikë. Në krahun tjetër, Espanyol renditet në vendin e 13-të me 7 pikë të grumbulluara pas 6 javësh kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga