
Kylian Mbappe, Vedat Muriqi
Real Madrid nuk ia del të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të La Liga. Kampionët në fuqi u ndalën nga Mallorca në transfertë në ndeshjen e përfunduar me rezultatin 1-1.
Ishin Los Blancos që kaluan të parët në avantazh me Rodrygo në minutën e 13' duke diktuar lojën në pjesën e parë. Por, në startin e të dytës ishte sulmuesi dardan Vedat Muriqi që riktheu baraspeshën me një gol mjaft të bukur me kokë.
Muriqi pas paraqitjes së djeshme u shpall “Lojtari i Ndeshjes” nga LaLiga. Kështu i la “targën” yjeve të Real Madrid ku ndër të tjerë përmendim Vinicius, Bellingham dhe Mbappe.
Poll