Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

U përplas me Ivan Balliun, trajneri thyen “heshtjen” dhe ia “ngec” presidentit: Bëri telefonin e prishur, ja kush ishte shkaku

Shkruar nga NEWSPORT
U përplas me Ivan Balliun, trajneri thyen “heshtjen” dhe ia
Ivan Balliu - Inigo Perez

Fitorja 3-2 e Rayo Vallecano ndaj Lech Poznan në Ligën e Konferencës u shoqërua me tensione brenda skuadrës spanjolle. Incidenti ndodhi pas zëvendësimit të Ivan Balliut në minutën e 55-të, moment kur mbrojtësi shqiptar pati një debat me trajnerin Inigo Perez.

Sipas mediave spanjolle, përplasja mes tyre u përshkallëzua dhe u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën. Gjithsesi ditën, trajneri i ekipit spanjoll ka “thyer heshtjen” më në fund dhe ka folur për këtë situatë.

Perez ia “ngec” presidentit, teksa shpehet se bëri telefonin e prishur dhe se shkaku ishte vetë trajneri.

“Nuk pati mungesë respekti nga Ivani, nuk ka ndonjë ndëshkim në këtë gjykim publik që është krijuar. E kuptoj këtë industri. Gjithmonë është dikush që gjykohet, dhe në anën tjetër është trajneri, që është i dashur. E vlerësoj mbështetjen, por nuk është ky rasti. Siç ndodhi me Paçan, e pranoj që këto situata ndodhin.

Ivani dhe unë kemi një miqësi shumë të madhe dhe unë mbaj një bisedë me të përpara publikut sepse kam një marrëdhënie të veçantë me të. Po të mos ishte kështu, nuk do të kishim shkëmbyer mendime. Ky episod nuk ka lidhje me faktin që unë lashë stadiumin për shkak të ndonjë shqetësimi ose problemi personal.

Mungesa në konferencë? Nuk shmang kurrë asnjë pyetje. Përpiqem të mos censuroj asgjë. Secili është i lirë të shprehet. Nuk u paraqita për arsye personale, por kjo nuk më pengon t’ju kërkoj ndjesë që nuk mundët të bënit punën tuaj.

Pamjet? Balliu nuk tregoi mungesë respekti. Ju keni shumë kamera dhe mund të shihni që më dha dorën në mënyrë normale. Patëm një bisedë, por nuk do të jem unë ai që do ta zbuloj. Nuk ndiej mungesë respekti nga lojtarët ndaj meje. Nëse në ndonjë moment do të ndieja mungesë respekti, duhet të kem karakter dhe të marr vendime, por në këtë rast nuk ka nevojë për kërkim falje nga ana e tij. Presidenti bëri ‘telefonin e prishur’… Është normale, unë isha shkaku i kësaj.

Nuk ishte një situatë përçmimi. Si lojtar, edhe unë jam larguar nga ndonjë stërvitje. Jam një person me karakter. Nuk jam ‘Shën Inigo’. I kthehem shpesh vetes sime si lojtar sepse më ndihmon të kuptoj disa situata. Janë mjete që më vlejnë, por i ndaj plotësisht nga ajo që ndodhi të enjten”, ka theksuar timonieri i Vallecanos.

Poll

Lexo gjithashtu