
Barcelona
Te Barcelona kanë marrë një lajm shumë të mirë para “El Clasicos” me Real Madrid. Takim ky që do të luhet ditën e dielë në orën 16:15 dhe është i vlefshëm për javën e 10-të të kampionatit.
Katalanasit mund të mbështeten edhe te shërbimet e Raphinhas ndaj madrilenëve. Braziliani siç dihet mungonte prej 1 muaji për shkak dëmtimi, por tashmë duket se gjithçka është heshur prapakrahëve dhe do të jetë i gatshëm të kontribuojë për skuadrën në “El Clasico”.
Kujtojmë se 28-vjeçari në këtë sezon me barçën ka arritur të shënojë 3 gola dhe të asistojë në 2 raste. Padiskutim që rikthimi i tij “ngroh” Hansi Flick dhe stafin e tij.
View this post on Instagram
Poll