
Dani Olmo është shumë afër transferimit te Barcelona, teksa dita e sotme do të jetë shumë vendimtare për të ardhmen e tij. Sipas mediave spanjolle bëhet me dije se pikërisht ditën e sotme do të ketë një takim “kokë më kokë” mes drejtuesve katalanas dhe përfaqësuesve të lojtarit.
Në këtë takim do të jetë i pranishëm drejtori sportiv, Deco dhe Juanma Lopez që është menaxherja e futbollistit. Palët do të diksutojmë më detajisht për këtë transferim dhe në fund blaugranat shpresojnë te arritja e një marrëveshje mes tyre.
Kujtojmë se Dani Olmo ka kontratë me Leipzig deri në qershor të vitit 2027. Nëse mes drejtuesve të Barçës dhe përfaqësuesve të lojtarit nuk arrihet ndopnjë marrëveshje, ditën e enjte 26-vjeçari do të duhet të dalë në stërvitje me gjermanët.