Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Është një fenomen”, Deco për Lamine Yamal: Të bëhet më i miri në botë varet nga ai

Shkruar nga NEWSPORT
“Është një fenomen”, Deco për Lamine Yamal:
Lamine Yamal - Deco

Lamine Yamal padiksutim është një nga talentet më të mëdha në futboll. Spanjolli pavarësisht moshës shumë të re, po bën paraqitje fantastike dhe po fiton trofe me Barcelonën dhe Spanjën.

Talenti i tij dhe loja që bën në fushën e lojës është fantastike, teksa për të ka folur Deco. Drejtori sportiv i Barcelonës ka treguar se si Yamal mund të bëhet lojtari më i mirë në botë.

“Lamine Yamal është një fenomen. Të bëhet më i miri në botë varet nga ai. Ai do të jetë te Barça për shumë vite, duke konkurruar në nivelin më të lartë, në Ligën e Kampionëve, La Liga, kundër Real Madridit dhe klubeve të mëdha.

E njëjta gjë vlen edhe për kombëtaren e Spanjës, e cila do të shkëlqejë në turne sepse është shumë e fortë. Ai u rrit në lagjet e Mataros, dhe kjo e ka ndihmuar të piqet kaq shumë sot. Ai e kupton që ka një përgjegjësi si lojtar”, ka theksuar drejtori i Barçës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga