
Hansi Flick
Barcelona dhe Osasuna do të luajnë këtë të mërkurë ndeshjen e prapambetur të LaLiga, të vlefshme për javën e 27-të. Sfida që do të zhvillohet në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, nis në orën 21:00.
Një ditë para këtij dueli delikat, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka marrë një vendim të papritur. Ai ka lënë jashtë sulmuesin brazilian, Raphinha dhe qendërmbrojtësin, Araujo.
Kjo për shkak se dy lojtarët kanë pasur ngarkesë edhe me kombëtaret respektive gjatë kësaj periudhe dhe janë të lodhur. “Rruga është e gjatë dhe ata duhet të pushojnë”, është shprehur Flick.
Poll