Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Iker Casillas e thotë troç: Mourinho s’bën punë, Reali duhet të rikthejë...

Shkruar nga NEWSPORT
Iker Casillas e thotë troç: Mourinho s’bën punë,
Carlo Ancelotti & Iker Casillas kur ishin pjesë e Real Madrid

Klubi i Real Madrid po kalon një periudhë shumë të vështira. Sikur mos të mjaftonin zënkat mes lojtarëve, presidenti Florentino Perez dëshiron edhe një trajner të ri. “Saga” e këtij të fundit është në vazhdim, me Jose Mourinhon si kandidatin kryesor.

Por ish-portieri i “Los Blancos”, Iker Casillas është kundër këtij vendimi. Sipas spanjollit, Real Madrid duhet të kthejë Xabi Alonson, i cili u shkarkua në janar dhe vendin e tij e mori Alvaro Arbeloa.

“Unë do të nënshkruaja përsëri Xabi Alonson, ai ishte trajneri ideal për Real Madrid. Kur merren vendime, gjërat nuk shkojnë mirë. Ne gjithashtu duhet të analizojmë, kur u mor vendimi për shkarkimin e Rafa Benitez dhe pastaj si doli gjithçka. Është rezultati i përditshmërisë që shënon pak futbollin. Mourinho? Nuk më intereson nëse më pyesni për të”, u shpreh Casillas.

Poll

Lexo gjithashtu