Raphinha po luan ndeshjet më të mira në karrierën e tij te Barcelona. Braziliani në këtë sezon është thjeshtë fenomenal, ndërsa po bën paraqitje vërtet fantastike.
Goli i shënuar në derbi kundër Espanyol është i veçantë për të, pasi 27-vjeçari ka thyer nje rekord personal të tij me fanellën e Barçës. Raphinha ka shkuar tashmë në kuotën e 11 golave deri më tani me katalanasit në 11 ndeshje të luajtura.
Ndërkohë në dy sezonet e kaluara arriti deri në kuotën e 10 golave. Tashmë braziliani ka mundësi të shënojë akomë më shumë gola, pasi sezoni ende është shumë i gjatë, teksa në 15 ndeshjet e luajtura deri më tani ka mundur të japë edhe 9 asiste.
Statistika këto që tregojnë edhe efikasitetin e 27-vjeçarit te Barça, i cili ka lënë gjurmët e tij në 20 prej golave të shënuar nga katalanasit në këtë sezon në garat që kanë marrë pjesë.