Tensionet te Real Madrid duket se po shtohen çdo ditë, ndërsa mediat katalanase raportojnë për probleme që shkojnë përtej fushës së lojës. Pas zërave për pakënaqësi në dhomat e zhveshjes, tani situata ka prekur edhe drejtuesit më të lartë të klubit.
Sipas raportimeve, familjarë të dy futbollistëve të Realit, të cilët janë të grumbulluar me kombëtaret e tyre por kanë pasur pak hapësira këtë sezon, kanë kontaktuar drejtpërdrejt Florentino Perezin. Qëllimi i telefonatave ka qenë kërkesa për më shumë minuta aktivizimi për lojtarët në fjalë.
Ky zhvillim shihet si një tjetër sinjal i krizës që po kalon klubi madrilen. Përveç rezultateve sportive, problemet duket se po ndikojnë edhe në marrëdhëniet e brendshme dhe menaxhimin administrativ të skuadrës.
