
Lamine Yamal u dëmtua muajin e kaluar gjatë angazhimit me kombëtaren spanjolle, ndërsa Barcelona kritikoi ashpër trajnerin De la Fuente për aktivizimin e “tepruar” të tij. Sulmuesi u rikthye në fushë kundër PSG-së, por fatkeqësisht u dëmtua sërish.
Barcelona konfirmoi se Yamal do të mungojë për dy deri në tre javë dhe nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve të radhës me Spanjën. Klubi katalanas theksoi se lojtari ka refuzuar grumbullimin, gjë që nuk është pritur mirë nga De la Fuente.
Sipas mediave spanjolle, raportet mes trajnerit të Spanjës dhe Barcelonës janë përkeqësuar ndjeshëm. Aludohet se De la Fuente i ka thënë Yamalit: “Nëse mund të luash për klubin, mund të luash për ne”, deklaratë që ka shkaktuar indinjatë të madhe te katalanasit.