Situata te Reali Madrid ka eskaluar. Pas grindjeve të djeshme mes kapitenit Valverde dhe mesfushorit francez Tchouameni, ditën e sotme gjatë seancën stërvitore, dyshja është konfliktuar fiziksht, aq sa u nevojit ndërhyrja e lojtarëve të tjerë dhe stafit për të parandalur përshkallëzimin e sherrit.
Më tej, bëhet e ditur se mesfushori Valverde ka mbetur “viktimë”, e ku është transportuar në spital. Sipas “Marca”, presidenti Florentino Perez është “tërbuar” nga kjo llojë sjellje, e ku ka diktuar mbledhje urgjente dhe masa drastike, nëse “skena” të tilla përsëriten.
Ekipi i Real Madrid do të përballet me Barcelonën të dielën, e njohur gjerësisht si “El Clasico”, ndeshje që me shumë gjasa do të “vulos” matematikisht titullin në La Liga për skuadrën katalanase.
