Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Penalltia e humbur shpall Lewandowskin “non grata”, Barcelona gati të firmosë me talentin e La Liga-s

Shkruar nga NEWSPORT
Penalltia e humbur shpall Lewandowskin “non grata”, Barcelona gati
Robert Lewandowski

Barcelona pësoi një tjetër humbje të hidhur ditën e djeshme pas asaj PSG-së në mesjavë. Katalanasit dje u “turpëruan” nga Sevilla në transfertë duke u mundur me shifrat 4-1.

Protagonist për keq për blaugranat në këtë takim u bë dhe Robert Lewandowski i cili humbi shansin më të mirë, të shënonte nga 11-metërshi. Bomberi polak nuk e dërgoi dot topin as drejt kuadratit.

Mosha e tij 37-vjeçare mund të bëjë Barcelonën të mendojë të mos vazhdojë më me Lewandowskin. Sipas mediave spanjolle, blaugaranat po ndjekin me vëmendje Karl Etta Eyong.

Ky i fundit ka shkëlqyer këtë fillim sezoni me fanellën e Levantes në 8 ndeshje të luajtura në La Liga. 21-vjeçari kamerunas ka realizuar 5 gola dhe ka asistuar 3 herë.

 

Poll

Lexo gjithashtu