
Raphinha
Ky është padyshim sezoni më i mirë ndonjëherë në karrierën e Raphinhas. Sulmuesi brazilian padyshim që po udhëheq skuadrën blaugrana për objektivin e tyre të madh që është tripleta.
Jo vetëm kaq, por Raphinha konsiderohet në të gjithë botën si pretendenti më i madh për të fituar Topin e Artë. Por siç u raportua sot nga mediat spanjolle, 28-vjeccari mund të largohet nga Barcelona.
Bëhet fjalë për një ofertë monstruoze të Al Hilal për katalanasit me shifër prej 100 milionë dollarësh për shërbimet e brazilianit. Ndërsa për Raphinhan thuhet se është propozuar një kontratë 4-vjeçare me 50 milionë euro rrogë në vit.
Poll