
Lamine Yamal ishte një nga protagonistët kryesorë të barcelonës në fitoren 3-2 ndaj Real Madrid. 17-vjeçari asistoi në mënyrë perfekte ndaj shokëve të skuadrës në 2 golat e parë, duke ndihmuar ekipin të përmbysë më pas rezultatin dhe të fitojnë edhe Kupën e Mbretit.
Pas këtij triumfi ka folur spanjolli. Yamal ka theksuar se nuk kishte fare rëndësi nëse Reali shënoi1 apo 2 gola, këtë sezon ata nuk mund të fitojnë asnjëherë përballë Barçës.
“Nëse ata shënuan një gol, thjesht nuk kishte rëndësi, nëse shënonin dy, nuk kishte rëndësi as kjo. Këtë vit, ata nuk mund të na mundin dhe kjo është vërtetuar”, ka theksuar shkurtimisht talenti i katalanasve.
Kujtojmë se kjo është “El Clasico” e 3-të që fitohet nga Barça në këtë sezon, me katalanasit që kanë triumfuar përballë Realit në La Liga, kanë fituar Kupën e Spanjës përballë tyre dhe mbrëmjen e djeshme i mposhtën në finalen e Copa del Rey.