
Marash Kumbulla
Marash Kumbulla ishte ditën e djeshme titullar në formacionin e Espanyolit ku u përballën me Barcelonën. Në përfundimin e takimit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka folur për mediat rreth të ardhmes së tij dhe marrëdhënies me Romën.
“E vetmja siguri është kthimi në kryeqytet të Italisë. Federico Balzaretti më telefonon gjithmonë, madje erdhi këtu për të më ndjekur disa herë. Marrëdhënia ime me Romën është e shkëlqyer.
Pastaj, gjithçka do të varet nga trajneri. Por ka ende kohë, tani nuk dua të mendoj shumë për këtë, gjëja e rëndësishme është që kam gjetur vazhdimësi. Jam mirë fizikisht dhe kam luajtur shumë”, u shpreh Kumbulla.
Poll