Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Nuk e nisëm mirë”, Lewandowski pas sfidës me Atleticon: Në minutat e fundit treguam karakter

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk e nisëm mirë”, Lewandowski pas sfidës me
Robert Lewandowski

Barcelona bëri një përmbysje të çmendur ndaj Atletico Madrid mbrëmjen e djeshme. Katalanasit triumfuan 4-2 ndaj skuadrës së Diego Simeones.

Robert Lewandowski hapi serinë e golave te skuadra e tij, duke i hapur rrugë përmbysjes së madhe. Polaku foli pas këtij triumfu, ku nënvizoi se ekipi bëri disa gabime në pjesën e parë.

Ndër të tjera nënvizoi se në pjesën e dytë reparti i sulmit u zhdërvjell akoma më shumë dhe kjo bëri të mundur edhe shënimin e golave.

“Nuk e nisëm mirë. Kishim shanset të shënonim, por nuk u treguam aq të ftohtë sa duhet para portës. Më pas, u bë më e vështirë pas golit të parë. Sapo nisi pjesa e dytë, ne morëm një tjetër goditje. Shumëkush mendoi se gjithçka kishte përfunduar, por ekipi e mbajti kokën lart dhe tregoi karakter. Po, e konsideroj fitore karakteri. Në minutat e fundit ekipi ishte më i zhdërvjellët në fazën ofesive dhe për pasojë erdhën edhe golat. Të fitosh në fushën e Atletikos, është shumë e vështirë, por ne ia dolëm me një formë të jashtëzakonshme dhe për këtë ekipi meriton vlerësime”, ka përfunduar polaku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga