Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barcelona i “mbyll derën”, ylli potugez në udhëkryq për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona i “mbyll derën”, ylli potugez në udhëkryq
Bernardo Silva

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, thuhet se ka vendosur të mos japë dritën jeshile për transferimin e Bernardo Silva gjatë merkatos së verës.

Sipas burimeve pranë klubit katalanas, Flick beson se mesfusha e Barcelonës është tashmë e mbipopulluar me lojtarë cilësorë si Pedri, Gavi dhe Fermín Lopez. Për këtë arsye, tekniku gjerman preferon që klubi të investojë në pozicione të tjera më prioritare.

“Bernardo është një lojtar i shkëlqyer, por nuk është profili që na nevojitet aktualisht”, raportohet të ketë thënë Flick gjatë një mbledhjeje me drejtuesit e klubit.

Megjithëse portugezi ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Barcelona, e ardhmja e tij mbetet e paqartë. Drejtori sportiv Deco vazhdon të vlerësojë mundësinë e afrimit të lojtarit, por vendimi përfundimtar pritet të merret nga Flick.

Poll

Lexo gjithashtu