Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Atletico i bën "gjëmën" Barcelonës pas interesimit për Alvarez, klubi madrilen "fut hundët" tek yjet e katalanasve

Shkruar nga NEWSPORT
Atletico i bën "gjëmën" Barcelonës pas interesimit
Barcelona

Atletico Madrid ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj zërave që  e lidhin Julian Alvarez me një transferim te Barcelona në këtë merkato.

Drejtuesit e klubit madrilen mohuan kategorikisht raportimet për një ofertë prej 100 milionë eurosh, duke deklaruar se lojtari “nuk është në shitje”.

Krahas qëndrimit zyrtar, Atletico përdori edhe rrjetet sociale për të ironizuar Barcelonën. Klubi publikoi disa postime satirike ku “ofronte” lojtarë të Barcelonës si Lamine Yamal, Pedri dhe Raphinha në këmbim të biletave koncerti dhe sendeve simbolike, një mënyrë për të treguar pakënaqësinë ndaj spekulimeve të vazhdueshme për Alvarezin.

“Dhe mos harroni, na u deshën vetëm pesë minuta për të krijuar këtë mashtrim. Jetojmë në një epokë ku realiteti mund të shtrembërohet. Mos besoni gjithçka që shihni, veçanërisht nëse lidhet me Barçën”, ishte reagimi i madrilenëve në fund të postimit.

Trajneri i skuadër, Diego Simeone, mbajti po ashtu një reagim gjithashtu reagoi ndaj këtyre tensioneve që kanë përfshirë mes dy klubet, duke lënë të kuptohet se Atletico është i lodhur nga zhurma mediatike që vjen pikërisht nga kampi katalanas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Atlético de Madrid (@atleticodemadrid)

Poll

Lexo gjithashtu