 
Barcelona ka dhënë së fundmi një nga lajmet më të mira për tifozët e saj. Katalanasit pritet të rikthehen shumë shpejt në “Spotify Camp Nou” e rindërtuar. Diçka e tillë do të ndodhë zyrtarisht më 7 nëntor.
Ditën e premte, ekipi do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në fushën e re dhe kjo do të jetë edhe hera e parë që futbollistët do të shkelin në këtë fushë. Kjo seancë stërvitore do të jetë e hapur për tifozët, të cilët më në fund do të bëhen bashkë me ekipin në shtëpinë e tyre të re.
“Ekipi është i emocionuar të mirëpresë përsëri tifozët e Barçës në shtëpinë e tyre të re dhe të ndajë këtë ribashkim të parë me ta në Spotify Camp Nou. Kjo seancë do të shërbejë gjithashtu si një provë teknike dhe operacionale për të verifikuar funksionimin e saktë të sistemeve, pikave të qasjes dhe aspekteve të ndryshme të objektit, brenda kuadrit të rihapjes progresive të stadiumit”, thuhet në njoftim.
Seanca e parë stërvitore e Barcelonës në stadiumin e ri Spotify Camp Nou do të jetë më 7 nëntor në orën 11:00, me dyert e stadiumit që do të hapen në orën 9:30 të mëngjesit. Shitja e biletave do të fillojë këtë të premte në orën 11:00. Për 48 orët e para, shitjet do të jenë ekskluzive për anëtarët e klubit, të cilët do të jenë në gjendje të blejnë një biletë të vetme dhe nuk do të lejohen të sjellin të tjerë.
Çmimet e biletave do të jenë 5 euro për mbajtësit e biletave sezonale dhe 10 euro për publikun e gjerë. Kujtojmë se hera e fundit që Barcelona ka zhvilluar një ndeshje në “Spotify Camp Nou” është në qershor të vitit 2023.
View this post on Instagram
????| ????????????????????????????????: Barcelona confirm they will hold an open door training session at the new Spotify Camp Nou on 7 November with 23.000 attendance. The first step of homecoming! #fcblive ???? pic.twitter.com/O4ZNkORzbF
— BarçaTimes (@BarcaTimes) October 31, 2025
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       