Sulmuesi i Real Madrid, Endrick de Sousa zyrtarisht tashmë është një hap afër transferimit në ekipin francez, Lyon. 19-vjeçari do të largohet nga spanjollët në formë huazimi gjatë merkatos së dimrit. I gjithë qëllimi është që të ketë më shumë kohë në lojë dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë etij.
Kjo kohë kushtuar formës së tij, ka synim kualifikimin për thirrjen e Carlo Ancelottit për Kupën e Botës.
Sipas medias “Defensa Central”, lojtari i lindur në vitin 2006 tashmë u ka thënë lamtumirë shokëve të tij të ekipit, duke u shprehur: Ka qenë një kënaqësi të kaloj këtë kohë me ju. Shpresoj të fitoni La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Do ta festoj.
Meidat e huaja raportojnë se Endrick është i mërzitur për largimin nga “të bardhët”, por në të njëjtën kohë i vetëdijshëm se ky veprim është më i nevojshëm se kurrë për zhvillimin e tij.
