
Real Madrid është në garë këtë sezon në të gjitha kompeticionet. “Los Blancos” mund të dalin në fund të sezonit me gjithçka të fituar ose pa asnjë trofe. Ardhja e Kylian Mbappe në verën e vitit të kaluar, ka rritur tepër besimin në kampin madrilen.
Një prej tyre është dhe kapiteni, Luka Modric i cili ka besim mjaft të madh në cilësitë e yllit francez. Në një intervistë për “Telefoot”, mesfushori kroat është shprehur se Mbappe mund të fitojë disa herë Topin e Artë.
“Mbappe është një nga lojtarët më të mirë në botë. Diçka që ësshtë shumë e rënësishme, është personaliteti i tij. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, shumë i përulur. Gjithmonë i gatshëm për të bërë shaka. Jam i sigurt se ai do të jetë një ndër favoritët për të fituar jo një, por disa Topa të Artë”, u shpreh Modric.