Barcelona do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni në La Liga. Katalanasit do të luajnë në transfertë ndaj Real Madrid, duel që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:15.
Në prag të kësaj përballjeje ka folur Joan laporta. Presidenti i Barcelonës ka theksuar se “El Clasico’ është ndeshja më me rivalitet në histori dhe se në Bernabeu do të fitojmë, siç kanë bërë edhe sezonin e kaluar.
“Në një El Clasico, është ndeshja me rivalitetin më të madh dhe lojtarët duan të japin më të mirën. E di që lojtarët tanë janë shumë të motivuar; kushdo që të luajë, do të kemi mundësinë tonë. Jam i bindur se do të na japin arsye për t’u gëzuar, se do të fitojmë në Bernabeu, ashtu siç kanë bërë më pare.
Vitin e kaluar, për shembull, ndodhi kështu. Dje hëngra drekë me skuadrën pas stërvitjes, dhe i pashë shumë të motivuar, shumë të përqendruar.
Nëse je tifoz i Barçës, është një vend që të frymëzon, të bën të emocionohesh dhe të përqendrohesh plotësisht në lojë dhe atmosphere.
Nëse fiton, është diçka spektakolare. Kam pasur fatin dhe privilegjin t’i përjetoj ato Clasico, dhe disa të tjerë, dhe janë ndjenja vërtet shumë të bukura”, ka theksuar kreu i Barçës.
