
Real Madrid 3-2 Barcelona
(Vinicius 18' p, Vazquez 73' / Christensen 6', Lopez 69')
Real Madrid mposhti Barcelonën në një El Clasico të çmendur që prodhoi plot 5 gola. Një fitore 3-2 e madrilenëve që ecin të sigurtë drejt titullit kampion.
Katalanasit kaluan dy herë në avantazh me Christensen e Fermin, por Vinicius e Vazquez barazuan po kaq herë. Heroi i Los Blancos ishte Jude Bellingham i cili shënoi golin e fitores në minutat shtesë të takimit.
Real Madrid shkon plot 11 pikë larg Barcelonës kur kanë mbetur vetëm 6 ndeshje nga fundi duke bërë që titulli kampion të jetë thjeshtë çështje kohe.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid (4-3-1-2) – Lunin; Vazquez, Tchouameni, Rudiger, Camavinga; Modric, Valverde, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius. Trajner: C. Ancelotti
Barcelona (4-3-3) – Ter Stegen; Kounde, Araujo, Cubarsi, Cancelo; De Jong, Christensen, Gundogan; Yamal, Lewandowski, Raphinha. Trajner: Xavi H.
Rastet:
90+1' GOL! Jude Bellingham i vë vulën, Real Madrid përmbys Barcelonën.
87' Modric kroson për Militaon në shtyllën e dytë i cili e kthen për Bellingham në qendër. Anglezi del huq dhe Joselu godet rrjetën e jashtme 1 metër larg. Megjithatë, aksioni anullohet për offside të Militaos.
78' Kundërsulm rrufe i Real Madrid. Lunin godet forta para për Vinicius i cili avancon deri para portierit dhe ndalet nga Ter Stegen.
73' GOL! Zgjat pak festa e Barcelonës, Lucas Vazquez rikthen baraspeshën për Realin
69' GOL! Heshtje në 'Bernabeu', Fermin Lopez shpërthen festën e Barcelonës.
67' Ferran Torres avancon i vetëm drejt portës dhe në momentin final godet topin jashtë.
58' Fermin përplaset me Rudiger dhe rrëzohet brenda zone, arbitri e konsideron të rregullt dhe mban avantazhin.
55' Bellingham nxjerr Vinicius përpara i cili vrapon 'rrufe' drejt zonës dhe godet jashtë kuadratit.
50' Bellingham godet nga distanca, Ter Stegen pret në dy kohë.
46' Nis pjesa e dytë.
45+8' Mbyllet pjesa e parë.
32' Pretendime per penallti nga Barcelona, Yamal rrezohet ne duel me Camavinga, por arbitri mban avantazhin.
30' Centimetrat i mohojnë golin Barcelonës, Lunin largon topin nga vija fatale.
18' GOL! Penalltitë ndaj Vazquez de Vinicius dhe golit duke barazuar rezultatin.
8’ Vinicius pranë barazimit, por gabon para portierit.
6' GOL! Gafë e Lunin në dalje, Christensen kalon në avantazh Barcelona.
1' Fillon El Clasico, skuadrat duan fitoren.